×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu kundër Kurtit e pro Thaçit: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 23:37

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar sot që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë, si shkak i pandemisë së koronavirusit.


    Por, këtë propozim të dhënë në Këshillin e Sigurisë nuk e ka përkrahur Kryeministri Albin Kurti.

    Menjëherë pas konferencës së Thaçit, ka dalë zëvendëskryeministri Haki Abazi duke kundërshtuar propozimin, pasi konsiderojnë se masat e deritanishme të marra janë të nevojshme.

    Nga radhët e LDK-së, partnerit të Kurtit në Qeveri, nuk janë dakord me refuzimin qeveritar. Ministri i Brendshëm, Agim Veliu në Klan Kosova ka thënë që duhet të shpallët gjendje e jashtëzakonshme sepse sipas tij gjendja është e rëndë.

    Tash pritet Kuvendi i Kosovës të vendosë për propozimin e presidentit. Me gjasë LDK do të votojë pro propozimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!