×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu me pozitë të re, emërohet koordinator nacional për luftimin e terrorizmit

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 13:37

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar një koordinator nacional për zbatimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit.


    Në këtë pozitë është caktuar Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, shkruan Reporteri.

    Në vendimin e Qeverisë thuhet se koordinatori Veliu në detyrën e re do të këshillojë Kryeministrin lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e terrorizmit, dhe ekstremizmin e dhunshëm e radikalizmin.

    Aty po ashtu thuhet se Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit do të jetë përgjegjës dhe pikë kontakti ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke përfshirë koordinimin e organizimeve, donacioneve dhe projekteve vendore dhe ndërkombëtare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!