×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu prezanton veten si kryetar të LDK-së në një tortë

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 16:08

    Agim Veliu shihet si një ndër kandidatët për të marrë postin e kreut të LDK-së me 3 gusht kur mbahet Kuvendi i partisë.


    Ai ende nuk e ka paraqitur kandidaturën e tij dhe nuk dihet nëse do ta bëjë këtë gjë, por tashmë bashkëpunëtor të tij kanë nisur ta prezantojnë si të partin e LDK-së, shkruan Reporteri.net.

    Të paktën kështu i është shkruar në tortën që stafi i komunës së Podujevës i ka bërë për ditëlindje.

    “LDK, urime kryetar”, kanë shkruar në torte.

    Edhe pse Veliu është kryetar i Podujevës, mbishkrimi me LDK aludon në atë se synon postin e partisë.

    Megjithatë më 3 gusht do të dihet saktësisht kush do të jenë kandidatët për kryetar të kë saj partie.

    Nënkryetari tjetër, Lutfi Haziri ka deklaruar se nëse nuk ka një marrëveshje brenda partisë për kryetarin e ri, atëherë ai do të kandidojë për ta marrë pozitën e liderit të LDK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!