×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit thotë se nuk ka ndodhur asnjë vjedhje në aeroport

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 14:01

    Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka reaguar pas raportimeve se janë vjedhur disa pajisje teknike në Aeroportin e Prishtinës.


    Sipas AShNA-së, aty nuk ka ndodhur asnjë vjedhje dhe se operimet janë duke u zhvilluar normalisht.

    “Ky sqarim vjen pas publikimit të lajmit në disa media për vjedhjen e pajisjeve të radarëve në Aeroportin e Prishtinës, duke përdorur si ilustrim me qëllim ose pa, foton e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku më pastaj shumica e mediave janë drejtuar në ASHNA për të kërkuar detaje se si ka ndodhur rasti”, thuhet në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!