×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjencia e Ushqimit këshillon që mos ta bleni një lloj të orizit që gjendet në tregun tonë

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 20:25

    Një lloj i orizit është larguar nga tregu kosovar, si dhe është ndaluar përkohësisht importi i tij.


    Bëhet fjalë për orizin “Brown Rice Basmati organic 500g”.

    Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

    “Orizi “Brown Rice Basmati organic 500g” është larguar nga tregu.Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar lajmërimin nga RASFF sistemi, për kontaminimin e orizit me prezence të Orchotoxine A (oharotoksinës A) të llojit “Brown Rice Basmati organic” 500 g. I paketuar me qese plastmase si produkt final në disa vende të Bashkimit Evropian, tregtuar edhe ne Kosovë. Menjëherë inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar largimin nga tregu, ndalimin e konsumimit apo tjetërsimi në çfarëdo mënyre tjetër. Ndalimin e importit deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!