×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjencia për barazi gjinore dënon vrasjen e gruas në Prizren

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 16:03

    Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, ka dënuar ashpër vrasjen e qytetares A.V në Prizren nga ana bashkëshortit saj.


    “Dhuna në familje është një akt kriminal i dënueshëm dhe i kobshëm. Akti i tillë dhe aktet tjera të dhunës dhe ngacmimit seksual që kanë ndodhur në këta muajt e fundit janë të papranueshëm për ne si Agjenci por dhe si shoqëri. Aktet e dhunës dhe kryerësit e tyre duhet të dënohen penalisht nga organet e drejtësisë dhe moralisht nga gjithë shoqëria jonë. Agjencia për Barazi Gjinore tërheq vëmendjen e institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile, komuniteteve, mbarë shoqërisë për prezencën e shtuar të armëve në pronësi të qytetarëve dhe sjelljeve të dhunshme dhe agresive të cilat po rezultojnë në humbjen e jetëve të qytetareve, mosgëzimin e të drejtave dhe mosrespektimin e dinjitetit, në mënyrë të vecantë të grave, nënave, motrave dhe bijave tona.

    Si Agjenci, mbetemi thellësisht të angazhuar dhe të përkushtuar në mbrojtjen e jetës, respektimit të dinjitetit, të drejtës së jetës dhe gëzimit të saj nga bijat dhe bijtë e këtij vendi në përputhje me të drejtat e njeriut dhe veçanëristh me të drejtat e grave. Si shoqëri, si shtet, si qytetarë të këtij vendi ne kemi detyrën të mbrojmë jetën e çdo individi, pavarësisht përkatësisë gjinore, etnike, fetare, kulturore apo seksuale. Agjencia shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës dhe siguron të gjithë viktimat e dhunës në familje dhe baza gjinore dhe familjarët e tyre të këtyre muajve të fundit dhe më parë se mbështetja jonë dhe angazhimi ynë në kërkimin dhe sigurimin e drejtësisë nuk do të mungojë.

    Agjencia kërkon që të gjithë të shtojmë angazhimin tonë qytetar dhe institucional, në formimin e një fronti të bashkuar kundër dhunës në familje dhe viktimave të dhunës në baza gjinore. ABGJ dhe njëherë kërkon që forca e ligjit, shtetit të së drejtës, të veprojë në mënyre që rastet e tillë të parandalohen dhe të mos përseriten dhe aktetet e këtyre krimeve të dënohen në pajtim me ligjin. Dhuna është e pa tolerueshme, çnjerëzore dhe me pasoja afatgjata për individët, familjet, komunitetet dhe mbarë shoqërinë. Kosova nuk ka më jetë për të sakrifikuar. Jeta është gjëja më e shenjtë që kemi, le ta mbrojmë dhe ta gëzojmë atë”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

    Një 61 vjeçar ka vrarë mbrëmë rreth orës 23:30, bashkëshorten e tij në Prizren.

    E ndjera ishte nëna e këshilltares së Kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinja, Diellza Hotit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!