×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjencia Pyjore: Vendimi për vrasjen e Ariut është keqinterpretuar

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 10:35

    Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, përmes një reagimi për media ka thënë se vendimi i marrë për eliminimin e ariut në Prizren është keqinterpretuar, shkruan Reporteri.net


    Sipas tyre ky vendim është keqinterpretuar nga disa zyrtar Institucionesh, përfaqësues të mediave dhe portaleve të ndryshme me apo pa qëllim është keq interpretuar duke mos e trajtuar drejtë dhe saktë Vendimin.

    Përmes këtij reagii drejtoriati ka thënë se qëllimi i vendimit është marrë konform përgjegjësive dhe kompetencave ligjore që ka Inspektorati në përgjithësi dhe sektori i Gjuetisë në veçanti.

    Sipas kësaj Drejtorie vendimi është marrë duke ju referuar bazës ligjore dhe ekziston rreziku nga ariu për nxënësit dhe banorët e fshatit Pouskë, si dhe për qytetarët e Prizrenit.

    “Vendimi i lartë cekur është marrë referuar bazës ligjore që buron nga Ligji për Insepkcionin Bujqësor Nr. 03/L-029 Neni 12 paragrafi, 3 dhe 4, dhe në raste kur kafsha shkakton dëme të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo pronën e tyre, ajo shpallët kafshë përkohësisht dëmtuese dhe lejohet gjuajta e saj në kohë të caktuar (kafshë e cila paraqet rrezik për njerëzit dhe pasurin e qytetarëve)”, thuhet në reagim, shkruan Reporteri.net

    Reagimi i plotë:

    “Lidhur me Vendimin e Drejtoratit Qendror të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti-Agjencioni Pyjor i Kosovës me Ref, DQIPGJ, 174/19 i datës, 03.05.2019 i cili nga disa zyrtar Institucionesh , përfaqësues të mediave dhe portaleve të ndryshme me apo pa qëllim është keq interpretuar duke mos e trajtuar drejtë dhe saktë Vendimin, e sidomos qëllimin e vendimit i cili është marrë konform përgjegjësive dhe kompetencave ligjore që ka Inspektorati në përgjithësi dhe sektori i Gjuetisë në veçanti.

    Vendimi i lartë cekur është marrë referuar bazës ligjore që buron nga Ligji për Insepkcionin Bujqësor Nr. 03/L-029 Neni 12 paragrafi, 3 dhe 4 sipas të cilit Inspektorati e ka trajtuar njoftimin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të komunës së Prizrenit, i protokoluar në Drejtoratin Qendror të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti( DQIPGJ) me Ref, 157/19 datë, 23.04.2019 Njoftim i nënshkruar nga 5 anëtarë të komsioinit, të vërtetuar nga Drejtorii DBZHR, z. Egzon Elshani, pasi kanë bashkangjitur raportin e ankesave , kërkesave në Institucione të ndryshme edhe në polici, fotot e dëmeve dhe në fund kanë kërkuar: citoi ”Komsioni i paraqiti të gjitha të gjeturat dhe doli në vendin e ngjarjes, kërkon nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, Federata e Gjahtarëve dhe Departamenti i Pylltarisë pranë, MBPZHR, që të lëshon një vendim për të marrë masa ndaj këtyre dy arinjëve dëmtues. Ekziston rreziku nga ariu për nxënësit dhe banorët e fshatit Pouskë, si dhe për qytetarët e Prizrenit që ecin në këmbë në Pasha Qeshme.” Fund i citatit.

    Kemi pranuar edhe email-in nga Drejtoria e Parkut-Sharri me 17.04.2019 ku po e citoi një pjesë të email-it: “Duke marrë parasysh se dëmet në bagëti dhe zona ku është duke u shfaqur ariu në afërsi të fshatit Pouskë gjendet jashtë territorit të PK Sharri që është kompetencë e komunës së Prizrenit dhe APK-së, parashtroj kërkesën për Inspektoratin e APK që të bëjë inspektimin dhe vlerësimin e dëmeve, rrezikshmërisë nga ariu i murrmë i cili është duke rrezikuar pronat dhe banorët lokal të fshatit të lartcekur si dhe të rekomandoi masat efikase për zgjidhjen e problemit në afat sa më të shkurtër” fund i citatit.

    Inspektorati ka zhvilluar kontroll me datë, 25.04.2019 në Drejtorinë e Parkut Kombëtar Sharri, në Drejtorinë Komunale në Prizren, takim me banorët e fshatit “Pouskë” dhe me kryetarin e këtij fshati ku kanë konstatuar me procesverbale se ekziston shkallë e lartë e rrezikut për pasurinë, kafshët dhe njerëzit nga Ariu dëmtues. Me datë ,26.04.2019 në takim në nënstacionin policor në fshatin “Sreckë”, K. Prizren ku sipas deklarimeve të komandantit të këtij nënstacioni, Toger, Xhemail Asllani gjendja në fshat është alarmante, zyrtarët policor janë ballafaquar direkt me Ariun dhe se gjendja e sigurisë është në shkallë të lartë të rrezikshmërisë për çka me shkrim ka njoftuar edhe zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!