×
  • Lajme
  • Lajme / Statistika

    AGK: 29 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në katër muajt e parë të këtij viti

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 19:18

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se në katër muajt e parë të këtij viti ka regjistruar 29 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave, shkruan Reporteri.net.

    Sipas AGK’së, statistikat tregojnë se gazetarët vazhdojnë të përballen me sfida serioze në kryerjen e punës së tyre.

    “Gazetarët duhet të lejohen ta bëjnë punën e tyre në interes të publikut, pa u penguar dhe të lirë. AGK-ja mbetet e përkushtuar në monitorimin e situatës dhe avokimin për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në njoftim.

    Sipas infografikës së publikuar nga AGK, vjet kanë qenë 53 raste të sulmeve dhe kërcënimeve, në vitin 2023 74 raste, në 2022’ën 33 raste, në 2021’ën 29 raste dhe në vitin 2020, kanë qenë 24 raste.

    Ndryshe, Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

    Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

    Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, më 2 maj, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian./Reporteri.net

    Kosova shënon rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit, bie për 24 pozita

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!