×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK dënon gjuhën linçuese të Hysen Durmishit ndaj gazetarëve

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 17:59

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës linçuese të përdorur nga zyrtari i VV-së, Hysen Durmishi kundrejt gazetarëve, lidhur me raportimin e tyre për rastin e Astrit Deharit.


    Përmes një shkrimi në Facebook, Durmishi, ndër të tjerë, ka kërkuar arrestimin e dy gazetarëve.

    Në reagimin e AGK-së, thuhet se linçimi publik i bërë nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ndaj drejtorit të televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu, dhe ndaj kryeredaktorit të gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazi, për AGK është shqetësues dhe i papranueshëm, shkruan Reporteri.net.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim të thellë këtë lloj kërcënimi, meqenëse është hera e tretë që reagon ndaj gjuhës së anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar gazetarëve. AGK fton këtë subjekt politik të distancohet nga kjo qasje e patoleruar ndaj kolegëve tanë dhe i bëjmë thirrje z. Hysen Durmishit që të tërheq fjalët e tij dhe të kërkoj falje publike”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/photos/a.793293764072041/2465732753494792/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCEWiknT_Umm60zgrRvaXO78NFsdn7iufIFTVOV-MYWDa_Bt_BkPrxA4pN7GpyGZ31CnZJw2-HM5RrM6KBmpPr8T59liHl0r8UVguGGWoZf7hRx_Q6iIj1iAxw24kzf1D4x7kyqFp3Ah2jp1KKfb0oiBmL43gVuVnP4w8PJDbAQIKyPd2kO1bu5OPLqZuM1103VCXLoctTK2w8bTDXb0FQa8rR9v3bZ11kRL6BzZmI65sQGoefvoSVxyY80Xt1uHTmF8GnPuBTqneCV1fAwgfsLg44Ni-f6jwGgFJyysvyQxUqZ66i20ybxNSlo0_egPvAhAorHX4Oq1nRUExoN-4rOFA&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!