Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar fushatën e vazhdueshme kundër mediave dhe gazetarëve nga Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Në reagimin e AGK’së thuhet se këto sulme janë intensifikuar gjatë gjithë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Aty është përmendur edhe një deklaratë e Kurti ku citohet të ketë thënë se një intervistë se “portalet janë pjesë e Trekëndëshit të Bermudës që duan ta fundosin Kosovën”.
AGK ka thënë se sulme të tilla janë presion i papranueshëm ndaj mediave dhe se kjo gjuhë nxitëse e partisë në pushtet e vështirëson ndjeshëm mundësinë e raportimit.
“Bojkoti i Vetëvendosjes ndaj 3 televizioneve nacionale gjithashtu ka ndikim në ofrimin e transparencës dhe është shmangie e llogaridhënies ndaj një pjese të rëndësishme të publikut. Mediat kanë obligim ligjor dhe ndaj publikut që, në kohë zgjedhjesh, të ofrojnë për shikuesit/lexuesit e tyre premtimet dhe programet e të gjitha partive politike, në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagim.