×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK dënon sulmin ndaj “Tv Syri Vision” në Gjakovë

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 15:08

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj televizionit TV Syri Vision, në Gjakovë.

    Në reagimin e AGK-së thuhet se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në hapësirat e redaksisë dhe objektet përreth.

    AGK e ka konsideruar këtë sulm si një kërcënim ndaj sigurisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, veçanërisht në një ditë të rëndësishme për procesin demokratik në vend. Po ashtu u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta trajtojnë rastin me prioritet.

    Reagimi i plotë i AGK-së:

    AGK-ja, e shqetësuar me sulmin ndaj TV Syri në Gjakovë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim dhe e dënon sulmin ndaj TV Syri Vision në Gjakovë, ku pak minuta pas mesnatës, një person ka hyrë me një mjet të rëndë në objektin e televizionit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në hapësirat e redaksisë dhe objektet përreth.

    AGK e konsideron këtë një kërcënim ndaj sigurisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, veçanërisht në një ditë të rëndësishme për procesin demokratik në vend.
    Sulmet ndaj mediave janë të papranueshme dhe përbëjnë përpjekje për të frikësuar gazetarët dhe për të penguar punën e tyre.

    Policia e Kosovës ka arrestuar autorin e sulmit, por në raportin zyrtar të lëshuar nuk është specifikuar që mjeti i përdorur për sulmin është pjesë e ngrohtores së qytetit dhe nuk ka qenë i regjistruar. AGK-ja u bën thirrje organeve të rendit që të trajtojnë rastin me profesionalizëm të lartë dhe të sigurojnë një mjedis të sigurt për gazetarët dhe mediat në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!