×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    AGK dhe organizatat evropiane dënojnë sulmet e VV-së ndaj përfaqësuesit të ‘’Reporterëve pa Kufij’’

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 11:41

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është bashkuar ECPMF-së dhe organizatave të tjera evropiane për mbrojtjen e gazetarëve duke dënuar fushatën e partisë politike, Vetëvendosje kundër Pavol Szalai, i cili është udhëheqës i Deskut për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor në organizatën Reporterët pa Kufij.

    Në reagimin e ECPMF-së, thuhet se sulmet ndaj anëtarëve të organizatave ndërkombëtare, vetëm e rikonfirmojnë ambientin e rrezikshëm me të cilin ballafaqohen gazetarët.

    ‘‘Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet ECPMF-së dhe organizatave të tjera evropiane për mbrojtjen e gazetarëve, për të dënuar fushatën e partisë politike, Vetëvendosje kundër Pavol Szalai, udhëheqës i Deskut për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor në organizatën Reporterët pa Kufij.

    “Sulmet ndaj anëtarëve të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë pretendime të rrejshme për origjinën kombëtare të Szalai, nga deputeti i zgjedhur i VV-së, Dimal Basha, nuk ndihmojnë, por vetëm e rikonfirmojnë ambientin e rrezikshëm me të cilin ballafaqohen gazetarët dhe aktivistët në Kosovë”, thuhet në një reagim të ECPMF-së’’, thuhet në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!