×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    AGK e shqetësuar për gjetjen e pajisjes gjurmuese në veturën e Vehbi Kajtazit, kërkon hetim nga autoritetet e sigurisë

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 16:36

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar me rastin e gjetjes së pajisjes gjurmuese në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.

    AGK konsideron se ky është një rast i paprecedentë dhe u bënë thirrje autoriteteve të sigurisë që të hetojnë rastin, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim për rastin e gjetjes së një pajisjeje gjurmuese në veturën e gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi. Duke e konsideruar si një rast të paprecedentë, AGK bën thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje. AGK do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin në fjalë, deri në sqarimin e tij të plotë nga autoritetet e sigurisë së Republikës së Kosovës.”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar sot se një pajisje e dyshimtë i është vendosur në veturën e tij.

    Sipas Kajtazit, pajisja e dyshimtë që ka qenë e vendosur në veturën e tij është zbuluar pasi ai e kishte dërguar veturën për kontrollim sot, më 31.10.2024.Kajtazi po ashtu njoftoi se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe se është i njoftuar prokurori i shtetit për këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!