Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas mosakreditimit nga ana e KQZ-së të disa mediave në gjuhën shqipe, ndër to edhe gazeta online Reporteri.net.

AGK-ja ka thënë se mosakreditimi është bërë pa asnjë bazë dhe pa asnjë shpjegim, derisa ka ftuar PZAP-në ta rrëzojë vendimin e KQZ-së.

Ndër të tjera, AGK ka thënë se vendimi i KQZ-së për të mos miratuar akreditimin e asnjë medie në gjuhën serbe, dhe të disa medieve në gjuhën shqipe dhe media ndërkombëtare është i jashtëligjshëm, i papranueshëm dhe shumë i rrezikshëm për lirinë e medias në vend.

Reklamë

“KQZ-ja nuk i ka akredituar as disa media në gjuhën shqipe Në takimin e së enjtes, KQZ ka dështuar të miratojë akreditimin edhe për një numër të vogël të medieve në gjuhën shqipe. Në mesin e tyre janë edhe Reporteri.net me bazë në Prishtinë dhe Mitropol në Mitrovicë.

AGK-ja e kundërshton mosakreditimin e këtyre medieve, pa asnjë bazë dhe pa asnjë shpjegim dhe e fton PZAP ta rrëzojë vendimin e KQZ-së.
Vendimi i KQZ-së për të mos miratuar akreditimin e asnjë medie në gjuhën serbe, dhe të disa medieve në gjuhën shqipe dhe media ndërkombëtare është i jashtëligjshëm, i papranueshëm dhe shumë i rrezikshëm për lirinë e medias në vend.

AGK-ja i kërkon KQZ-së që urgjentisht të marrë vendime të reja, për të lejuar punën e papenguar të ekipeve mediale në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Gazeta online Reporteri.net të premten do të dorëzojë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për vendimin e KQZ-së. /Reporteri.net/

Reklamë

Gazeta Reporteri e shqetësuar për vendimin e jashtëligjshëm të KQZ-së për mos akreditimin e vëzhguesve të mediumit