×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK: Gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe atë Etik gjatë punës së tyre

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 15:37

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, u ka bërë thirrje gazetarëve që të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, gjatë zhvillimit të punës së tyre.


    Ky reagim i AGK-së vjen pas disa audio-incizimeve të publikuara në media.

    AGK thekson se kredibiliteti i mediave është ngushtë i lidhur me zbatimin e standardeve etike dhe ligjore nga ana e gazetarëve.

    Reagimi i plotë:

    AGK-ja qëndron për respektim të Kodit Etik të Mediave

    Në dritë të zhvillimeve të fundit, Asociaiconi i Gazetarëve të Kosovës dëshiron të ritheksojë se qëndron prapa thirrjes që gazetarët të respektojnë Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodin Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, gjatë zhvillimit të punës së tyre.

    AGK-ja e ka parasysh se kredibiliteti i mediave është ngushtë i lidhur me zbatimin e standardeve etike dhe ligjore nga ana e gazetarëve.

    AGK-ja inkurajon zhvillimin e gazetarisë profesioniste, e cila është shtyllë e rëndësishme në funksionimin e demokracisë të një vendi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!