×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK-ja themelon Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 12:07

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka themeluar Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga faqja e tyre zyrtare, teksa kanë thënë se themelimi i këtij rrjeti është bërë vikendin e kaluar.

    “Koleget prezente propozuan e votuan Bordin Këshillëdhënës të këtij Rrjeti, i cili ka në përbërje tri super gra të dëshmuara në gazetari si: Leonida Molliqaj – redaktore në QIKA, Gentiana Begolli Pustina – udhëheqëse e Departamentit për Komunikim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në RTK, si dhe gazetaren nga Klan Kosova, Qëndresa Tërshani. Masha Mileusniq e ndau përvojën e saj si mentore e themelueseve të këtij rrjeti ku foli më gjërësisht për rëndësinë dhe praktikat më të mira të funksionimit të rrjeteve të grave gazetare”, thuhet në komunikatë.

    Tutje, thuhet se misioni i këtij Rrjeti është krijimi i një ambienti gjithëpërfshirës për gratë që punojnë në media, përfshirë parandalimin e përdorimit të gjuhës seksiste dhe mizogjene në diskurs publik.

    “Rrjeti është i hapur për anëtarësim të secilës grua që punon në sektorin medial, dhe i inkurajojmë të gjithë koleget që të anëtarësohen në këtë Rrjet, në mënyrë që të kontribuojmë sa më shumë në përmirësimin e pozitës së gruas në vendet e punës, por edhe në diskursin publik. I falënderojmë përzemërsisht për kontributin e dhënë kolegeve prezente në këtë takim të parë të këtij Rrjeti, si dhe mbështetjen e padiskutueshme të dhënë nga British Council Kosovo, NDI Kosovo, OSCE Mission in Kosovo dhe European Union in Kosovo”, thuhet më tej në njoftim.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!