Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovë kanë mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media ku kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës se po do “të vë kontroll në mediat online”, shkruan Reporteri.net.
Juristja e mediave në Kosovë, Flutura Kusari, e ka vlerësuar si sulm të radhës ndaj lirisë së medias vendimin e Qeverisë së Kosovës për projektligjin që e ka çuar në Kuvend lidhur me funksionimin e mediave online.
AGK-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se në vazhdimësi ka sulmuar mediat, sidomos ato online.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se “Qeveria duhet të zmbrapset nga vendimi”.
AGK-ja tha se Qeveria po tenton “të vë kontroll mbi mediat online”.
“Nëse Qeveria është e interesuar të mos ketë pasoja, procedura më e shpejtë do të ishte tërheqja e Projektligjit nga Kuvendi”, tha Kusari. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.