×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK më 19 korrik zgjedh kryetarin dhe anëtarët e rinj të Bordit

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 15:38

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se kuvendi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit do të mbahet më 19 korrik 2021.


    Përmes një njoftimi për medie, AGK iu bën thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar të bordit, që kandidaturat e tyre t’i dërgojnë në emailin zyrtar të AGK-së, shkruan Reporteri.net.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon si dhe mirëpret kandidimin e çdo gazetari/gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve.”, thuhet tutje në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    AGK, ju njofton se kuvendi për zgjedhjen e Kryetarit të Bordit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së, do të mbahet më 19 korrik 2021.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar të bordit që kandidaturat e tyre t’i dërgojnë në e-mailin zyrtar të AGK-së: office@agk-ks.org, më së voni deri më 17 korrik.

    Konsiderojmë se dërgimi i emrave nga kandidatët për pozitën e kryetarit/kryetares së bordit do të ndikonte në një proces zgjedhor më të shpejtë, më transparent dhe më demokratik.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon si dhe mirëpret kandidimin e çdo gazetari/gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve.

    AGK u bën thirrje të gjithë redaktorëve, gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve për të marrë pjesë në kuvendin zgjedhor, ku dhe do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

    Për vendin dhe orën e mbajtjes së zgjedhjeve do të njoftoheni në kohë.

    Me respekt,

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!