×
  • Lajme
  • Lajme

    Agon Myftari fyen rëndë ish-deputeten Melihate Tërmkolli

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 16:58

    Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori kosovar, Agon Myftari, ka bërë një shkrim në profilin e tij në ‘facebook’, ku ka fyer ish deputeten Melihate Tërmkolli.


    “I kisha përla Brnabićin me Tërmkollin”, shkruan Myftari në postimin e tij.

    Përveç kësaj, Myftari në profilin e tij ka lejuar edhe komentet fyese e denigruese në drejtim të dy emrave të apostrofuar.

    Njëri nga komentuesit ka shkruar “Kunder abuzimit ndaj kafsheve!”.

    Një tjetër komentues ka shkruar duke i krahasur dy emrat që Myftari ka përmendur me dy lloje qensh.

    “Ncncncnc qfar krasini si me perla pekimezin me qen te Sharrit”, ka shkruar komentuesi tjetër.

    Një tjetër komentues në profilin e Myftarit ka ofenduar ish-deputeten Tërmkolli, duke u shprehur me fjalor eksplicit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!