×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmet Isufi thotë se në PAN ka dallime, por koalicioni është stabil

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 19:48

    Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se koalicioni PAN ka mendime të ndryshme për çështje të caktuara, por nuk ka përçarje, që ta rrezikojë koalicionin.


    Deputeti i AAK-së ka folur të enjten në “Imazh” të RTK-së.

    “Në brendësi të koalicionit nuk ka ndonjë problem, ka ndonjëherë mendime të ndryshme për temat, gjë që është normale. Momentalisht nuk shoh ndonjë përçarje që e rrezikon koalicionin”, ka thënë Isufi. “Opozita nuk është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë (rrëzimin e Qeverisë v.j.), qoftë për shkak të zgjedhjeve të LDK-së, ndarjes së Vetëvendosjes dhe në anën tjetër stabilitetit që e ka koalicioni”, tha Isufi.

    Isufi ka theksuar se AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate kanë pasur kohëve të fundit debat, por ka ekzistuar komunikimi dhe është gjetur mirëkuptimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!