×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: 3 mijë qytetarë u rimbursuan sot për COVID-19

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 17:56

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se Thesari i shtetit ka ekzekutuar sot pagesat e rimbursimit për koronavirus ndaj 3 mijë qytetarëve të kësaj komune, shkruan Reporteri.net.


    Ahmeti ka thënë se ditëve tjera do të rimburësohen edhe rreth 6 mijë aplikues.

    “Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës. Ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e Listës 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore. Kodin unik të përfituesve nga kjo listë mund ta gjeni në ëebfaqen e Komunës”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

    Komuna e Prishtinës pati aprovuar Pakon për ndihmë të të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës të infektuar me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, e që janë të evidentuar në listën zyrtare të IKSHPK’së.

    “Të gjithë qytetarët e infektuar deri në moshën 65 vjeçare – përfitojnë 50 Euro. Të gjithë qytetarët e infektuar mbi moshën 65 vjeçare (pensioner) – përfitojnë 100 Euro. Një anëtar i personit të vdekur nga pandemia, ka të drejtë të aplikon dhe ai familjar do të kompensohet në vlerë 50 ose 100 Euro, varësisht nga mosha e të ndjerit”, thuhej në njoftimin e komunës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!