×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Afërsisht gjysma e prishtinasve e kanë kaluar COVID-19

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 14:17

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth gjysma e qytetarëve të kësaj komune e kanë kaluar virusin SARS CoV-2.


    Përmes një konference për medie, Ahmeti ka bërë të ditur se 48% e stafit mjekësor në Prishtinë janë infektuar gjatë pandemisë, ndërsa personat më pak të prekur nga virusi kanë qenë punëtorët administrativë të Komunës, shkruan Reporteri.net.

    I pari i kryeqytetit njofton se sipas hulumtimeve që janë bërë, rreth 47% e prishtinasëve e kanë kaluar COVID-19, ani pse thotë se nuk ka besuar se do të rezultojë një shifër e tillë.

    Sipas tij, ajo që ka ndikuar në uljen e rasteve të reja me coronavirus në Prishtinë, është edhe kjo përqindje e lartë e të të infektuarve.

    “Faktet kryesore na del që rreth 47 për qind në Komunën e Prishtinës kanë dal pozitivë me COVID, kjo është në disa mënyra ashtu siç e kemi pranuar qoftë me testin serologjik që kanë bërë qytetarët, pra me marrje të gjakut dhe gjetje të antitrupave në gjak dhe po ashtu me disa qytetarë të cilët vetë e kanë pasur COVID edhe testin PCR nga Instituti që kanë dal pozitiv kanë thënë që nuk kanë nevojë për ta bërë testin serologjik sepse kanë qenë pozitiv”, u shpreh Ahmeti.

    Përkundër këtyre rezultateve, Ahmeti thotë se vaksinimi kundër COVID-19 është i domosdoshëm.

    Ai tha se mostër e hulumtimit kanë qenë 1255 qytetarë të kryeqytetit të Kosovës.

    “Pa marr parasysh që na del se rreth 50 për qind e kanë kaluar COVID-19 vaksinimi është I domosdoshëm. Mostra totale e hulumtimit janë 1255 qytetarë zakonisht kur bëhen sondazhe mjaftojnë edhe masha e gabimit rreth 2.8 për qind që na jep neve mjaftueshëm bindje që ky numër është i saktë“, u shpreh Ahmeti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!