×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Axha Sabri, sonte e gjithmonë Prishtina të ka zemër!

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 22:17

    Prishtina sonte u gjallërua pavarësisht se është në karantinë tash e disa javë.


    E gjithë kjo falë këngëve të mrekullueshme të këngëtarit Sabri Fejzullahu. Fejzullahu këndoi në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’ , e zëri i tij u dëgjua anembanë.

    Pas kësaj, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se përmes këtij koncerti pati lot, emocione, kënaqësi, por mbi të gjitha ngritje morali, solidariteti e shpresë, transmeton Indeksonline.

    “Axha Sabri, sonte e gjithmonë Prishtina të ka në zemër! E ty Prishtinë veç dashni. #rriNshpi”, shkroi Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!