Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar sërish rreth masave të vendosuar nga qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Ahmeti thotë se reagimi i tij nuk ka të bëjë me Tiranën por rreth asaj se çfarë masash janë marrë këto ditë në Kosovë me orë policore kur qytetarët mund të udhëtojnë drejt Tiranës e Shqipërisë me nga 546 raste.
“E para ky post nuk është kundër Tiranës! Shpresoj që prishtinalitë ta vizitojnë sa më shumë. Por çfarë masash janë këto në Kosovë me orë policore kur mundesh me shku në Tiranë e Shqipëri me 546 raste sot. Por nuk mundesh në Pr. Foto nga Tirana sot”, ka shkruar Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.