Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në vendin tonë vaksinat nuk mund të arrijnë të paktën edhe tre muaj.
Ai ka pohuar se kjo vaksinë është ndryshe nga të tjerat dhe se që asnjë shtet s’duhet t’ia imponojë askujt ta merr atë.
Por Ahmeti ka treguar se disa qytetarët kanë deklaruar se nuk do ta marrin vaksinën anti-Covid, qoftë për shkak të teorive konspirative, deri tek arsyet fetare.
“Ka persona që edhe për shkak të arsyejeve religjioneve nuk pranojnë ta marrin vaksinën, pasi thonë se trupi jonë nuk duhet të marrin diçka të tillë”, ka thënë ai në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Ahmeti ka thënë se vaksina anti-Covid është për të mirën e qytetarëve, dhe ka thënë se ky virus nuk duhet të merret hajgare. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.