Ahmeti: Ftoj partitë të heqin dorë nga fushata

Pas dakordimit të spektirit politik në Kosovës që të mos shtyhet data e zgjedhjeve lokale, gazetari Arben Ahmeti ka kërkuar nga partitë politike që të heqin dorë nga fushata.


Ai tha se Vetëvendosje bëri taktizim me idenë për shtyrjen e zgjedhjeve të 17 tetorit.

“Doli se është një lojë e parëtisë më të madhe në ë pushtet dhe duket se ka taktizim. Doli se nuk ishte përpjekje serioze për shtyrje. Mirë që nuk shtynë zgjedhjet. Ftoj partitë politike të heqin dorë nga fushata”, tha Ahmeti në “Prime Time” të Kanal 10.

Ai ka thënë se nuk do të duhej të kishte fushatë fizike.

“Uroj që partitë politike të tregojnë pjekuri dhe të heqin dorë nga organizimet që e përhapin edhe më shumë virusin”, shtoi Ahmeti.