Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se lokalet dhe bizneset në kryeqytet lejohet të shesin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se furrat dhe qebaptoret kanë të drejtë të shesin por jo edhe të shërbejnë. Ai ka bërë thirrje që të ruhet distanca dhe radhët jashtë lokalit, shkruan Reporteri.net.
“Lokalet dhe bizneset që janë mikse/ushqim edhe shërbim lejohet vetëm të shesin. Pra furrat, qebaptoret, etj kanë të drejtë vetëm të shesin por jo edhe të shërbejnë (në tavolina). Duhet të ruhet distanca dhe radhët jashta lokalit. Delivery, takeaway lejohet. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, pas konfirmit të rasteve të para me koronavirus, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllen kafiteritë, restorantet dhe qendrat tregtare./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.