×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti i shqetësuar nga atmosfera parazgjedhore në Shqipëri: Mund të ketë tensione

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 23:01

    Drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti ka komentuar atmosferën pak para mbajtjes së zgjedhjeve, të datës 25 prill në Shqipëri.


    Ai ka përmendur vrasjen në fushatë të para dy ditëve dhe duke e bërë një krahasim mes atmosferës në Kosovë dhe Shqipëri ka thënë se atje politika përjetohet më emocionalisht.

    Ahmeti druan se zgjedhjet e 25 prillit mund të sjellin tensione.

    “Ajo çka të lë përshtypje në Shqipëri, politika përjetohet më emocionalisht se tek ne në Kosovë. Për shkak se është edhe më ideologjike, njerëzit për shkak të përkatësisë familjare e regjionale duan të identifikohen me një krah ose tjetrin. Nuk do të duhet përkatësia politike të ishte kaq serioze, jo të paktën në vendet tona ku përgjegjësia politike nuk është e nivelit të tillë që ne ta përjetojmë aq seriozisht. Kam përshtypjen që për shkak të matematikave që i ka bërë opozita e tanishme, për shkak të koalicionit parazgjedhor ndërmjet PD-së dhe LSI-së dhe një përpjekje që të gjithë të bëhen bllok kundër Ramës, i cili realisht parti për parti është I pari por ideja është se a do ta fitojë i vetëm pushtetin. Duke e parë mënyrën se si përjetohet në Shqipëri politika, druaj se do të ketë më shumë tensione dhe përplajsje. Druaj se qytetarët e Shqipërisë nuk janë të gatshëm të presin kombinatorika kur numrat mund ta sjellin kryeministër edhe dikë që nuk i fton zgjedhjet. Ko nuk mund të kalojë aq qetë sa ka kaluar dikur në Prishtinë”, tha Ahmeti.

    Ai tha se tensioni vërehet në të dy kampet politike.

    “Po e vërejë një lloj tensioni tek të dyja palët. Nuk po du me ndjellë keq, dua të urojë që kjo të kalojë në mënyrë të qetë dhe demokratike”, tha ai në Politiko që sot është mbajtur në Tiranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!