×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti kërkon kujdes të shtuar: Situata vazhdon të jetë e rënduar

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 10:36

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.


    Ahmeti thotë se situata me COVID-19 vazhdon të jetë edhe më tej e rënduar.

    “Situata me #covid19 mbetet edhe më tej e rënduar, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!”, ka shkruar Ahmeti.

    Ai i ka porositur qytetarët që të vazhdojnë respektimin e masave.

    “Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar Ahmeti.

    https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3141597429243416

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!