×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Koalicioni AAK-PSD pretendenti kryesor për fitore, kemi gati listën e kandidatëve

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 17:42

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti janë paraqitur në një konferencë të përbashkët për mediat.


    I pari fjalën e ka marrë Ahmeti, i cili ka thënë se koalicioni AAK-PSD është gati për zgjedhjet e 6 tetorit.

    Ai ka thënë se ky koalicion është pretendenti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje.

    “Sinergjia që është krijuar në degë, u vërejtë edhe ditëve të fundit por edhe sot. Jemi të përgatitur për këtë sfidë dhe jemi pretendenti kryesor për t’i fituar zgjedhjet”, ka thënë Ahmeti.

    Ahmeti ka theksuar se koalicioni është një bashkëpunim komplementar.

    “Aleanca dhe PSD-ja nuk janë në garë ndërmjet vetes. Jemi gati për tubimin e parë dhe për listën e kandidatëve të cilën do ta dorëzojmë më 7 shtator”, ka theksuar ai në konferencën e përbashkët me Haradinajn.

    Kryetari Ahmeti i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me propozimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për nënshkrimin e një Pakti Kundër Korrupsionit.

    Ai ka thënë se PSD nuk e nënshkruan këtë pakt, derisa ka kritikuar PDK-në si shkaktaren kryesore të korrupsionit.

    “PSD nuk do ta nënshkruaj këtë që e ka paraqitë PDK-ja. PDK nuk është në kurrfarë pozite për me paraqitë standard për korrupsion. Ata duhet të përgjigjen për dëmet që ia kanë bërë Kosovës”, ka theksuar Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!