×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Kurti përmes retorikës populiste po mundohet ta nxit frymën anti-dialog, këtë po e përdor si taktikë karshi ndërkombëtarëve

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 23:53

    Gazetari Arben Ahmeti ka folur rreth takimit Kurti-Vuçiq, që u zhvillua sot në Bruksel.


    Ahmeti në emisionin Politiko të Kanal10 tha se nëpërmjet retorikës populiste po mundohet ta nxit frymën anti-dialog dhe sipas tij, këtë po e përdor si taktikë karshi ndërkombëtarëve.

    “Albin Kurti momentalisht po mundohet në dialog që përmes frymës retorike populiste ta nxit frymën anti-dialog. Unë mendoj që Kurti nuk bën marrëveshje, por në momentin që do të ketë veprime të ndërkombëtarëve për shkak refuzimit të tij ndaj dialogut do të jetë shumë vonë. Kjo është taktika e tij që po e përdor karshi dialogut. Pse s’po del me na tregu nëse nuk është ky vizioni për Dialog?”, u shpreh Ahmeti.

    “E drejta jonë elementare, e secilit qytetar të Kosovës është me dëgju prej kryeministrit të vet se a don marrëveshje me Serbinë, po ose jo. Tregoni një fjali prej kur ka garu për kryeministër kur e ka thënë këtë?”, shtoi ndër tjera gazetari Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!