×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti me një video-mesazh: Shumë shpejtë do të fillojmë që t’i zbusim masat

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 10:37

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një video, ka paralajmëruar se së shpejti, pritet të hiqen edhe masat kufizuese për kryeqytetin.


    Ahmeti i cili mëngjesin e sotëm e ka nisur duke ecur në sheshet e Prishtinës, ka thënë se këto sheshe pritet të mbushen së shpejti me njerëz.

    Në videon e njejtë, Ahmeti shihet duke “ironozuar” me deputetin e AAK-së, Pal Lekajn, duke i ngatërruar numrat, një veprim ky të cilin Lekaj e kishte bërë më herët.

    “Mirmëngjesi të gjithëve, sot është dita e 80, 90, 99, qysh kish me thonë Pal Lekaj… Hajgare pak…Ditë e bukur sot, besoj që shumë shpejt do të kërkojmë ti zbusim masat restrektive dhe këto shehshe që po i shihni, shumë shpejt do të jenë të mbushura”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!