Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, ka folur edhe për largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se a do të kenë ndikim largimet e asaj kohe nga ky subjekt në këto zgjedhje.
“Nuk e di a do të ketë impakt”, ka thënë Ahmeti në T7.
Tutje në pyetjen se a është ndarë Lëvizja apo vetëm ka pasur largime ai është përgjigjur kështu.
“Lëvizjen e kanë lëshuar 12 deputetë dhe krejt sekretariati që ishte pika kyçe e organizimit të saj, apo bërthama. Po ashtu janë larguar dy kretar komunash nga tre sa kanë qenë gjithsej. Nuk ak qenë qëllimi me dëmtu askënd, por vetëm kemi pasur mospajtime. Nuk ka ndonjë interes përveq asaj se si duhet të duket partia. Ne kemi mendaur se nuk duhet të jetë vetëm një person që udhëheq të gjitha subjektin. Unë vendosa të largohem kur filloi përçarja e madhe”, ka thënë Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.