Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar sërish pas masave kufizuese që i ka marrë qeveria si përgjigje ndaj Covid-19.
Ai ka thënë se si pasojë e këtyre masave më të hapur janë kufijtë e jashtëm se ata të brendshëm, pasi që një kaçanikas pas orës 19:00 mund të shkojë në Shkup të Maqedonisë së Veriut por jo edhe në Prishtinë.
“Ja edhe një absurditet: Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se “kufijtë” e brendshëm”, shkruan Ahmeti në Facebook.
“Maqedonia dje ka pasur 1318 raste me Covid!”.
Pak pas këtij statusi, ai ka dalë me një status tjetër. Ahmeti sërish i ka quajtur këto masa pa logjikë.
“Qe edhe një:
Në qytetet në zonën e verdhë gastronomia mundet me punu deri në 18, e në qytetet në zonën e kuqe munden me punu deri në 19:00. Kishe zona e kuqe është ajo e rrezikut të lartë!
#masat pa logjikë”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.