×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti pas rasteve të reja me coronavirus: Të jemi edhe më tutje të kujdesshëm, ose na kthehen masat më të rrepta

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 23:02

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se sot janë regjistruar edhe tetë raste të reja me koronavirus në Kosovës.


    Ahmeti ka bërë të ditur se prej tyre, tri raste janë në Prishtinë – familjarë të një të infektuari të konfirmuar dje.

    “Plus tetë raste sot në Kosovë, e tre raste të reja në Prishtinë, familjarë të rastit të djeshëm. Kjo na tregon se duhet të jemi edhe më tutje të kujdesshëm në mënyrë që mos të kemi vatër të re që do të na kthente në masa më të rrepta”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    “Prandaj, përkundër motit të mirë, mos dilni pa nevojë në mënyrë që mos të lejojmë përhapjen nga rastet e reja”, ka thënë ai.

    “Lajm i mirë janë 31 të shëruar nga virusi. #rriNshpi”, ka shtuar Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!