×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti për dështimin e AAK-PSD: Paguam faturën e PAN’it

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 21:27

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folur për rezultatin e dobët të partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, në të cilat PSD’ja garoi në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.


    Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se prej momentit që ka nënshkruar koalicion me partinë e Ramush Haradinajt, PSD’ja ka humbur 5 për qind të votave.

    “E kemi paguar faturën e PAN’it”, është shprehur ai, duke iu referuar ish-koalicionit që qeverisi vendin, ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, AAK’së dhe Nismës Socialdemokrate.

    “PAN’i është ndëshkuar. Ka qenë votë për ndryshimin”, është shprehur Ahmeti.

    Ai ka thënë se ka pritur, duke u bazuar në sondazhe, se koalicioni AAK-PSD do të siguronte të paktën 14 për qind të votave, apo 16-17 vende në Kuvendin e Kosovës.

    Ahmeti po ashtu ka deklaruar se koalicioni me AAK’në e Ramush Haradinajt i ka kushtuar shumë partisë së tij.

    “Kritikën më të madhe si PSD e kemi pasur për koalicionin”, është shprehur Ahmeti.

    “S’mund të depërtonim…. Prishtina kishte revoltë kundër PAN’it, s’po them kundër Ramushit”, ka deklaruar Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!