×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët dhe të flejnë në kafe

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 23:33

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për gastronomët pasi ata lejohen të punojnë deri në orën 19:00, ndërsa menjëherë fillon ora policore.


    Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët që të flejnë në kafe.

    “Gastronomia lejohet të punojë deri në 19, ndërsa ora policore fillon në 19:00. Punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët dhe të flejnë në kafe ose të teleportohen në shtëpi”, ka shkruar Ahmeti.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër. Në komunat që janë në zonën e kuqe do të ketë orë policore nga ora 19:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!