×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti – Qeverisë së Kosovës: Nuk luftohet pandemia me Goran Bregoviqin

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 22:41

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi ka folur në lidhje me masat e reja që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës kundër Covid 19.


    Ai i ka dërguar një mesazh Qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurtit duke thënë se nuk mund të luftohet pandemia duke u marrë me këngëtarin, Goran Bregoviq.

    Ahmeti kërkoi nga Qeveria të pranojë gabimet e bëra me menaxhimin e pandemisë dhe t’i përmirësojë.

    Postimi i plotë:

    Në opozitë mundesh me i përzgjedh temat me cilat don me u marr, në qeverisje jo!

    Mundesh me fol e me u marr me autobusa e çerdhe po duhesh me u marr edhe me gropa.

    Mundesh me u marr me ngrohje e QMF, por duhesh me u marr edhe me qentë endacak.

    Këtë mësim më së miri po e mëson qeveria sot dhe do ta mësoj çdo qeverisje e re.

    Nuk është zgjidh e merr!

    Nuk mundesh me luftu pandeminë me Bregoviqin, dhe nuk mundesh me rrit ekonominë me tema nga historia.

    Duhesh me u marr me krejt. Mos bëni panik nga krizat, do ti keni gjithmonë dhe do të ndërrohen vazhdimisht.

    Edhe sukseset ehde dështimet janë pjesë e qeverisjes.

    Nuk ka supermen e qeveri të përkryer.

    Pranoni gabimet, përmirësoni dhe tutje. Hapësirë ka mjaft se askush nuk dëshiron kthimin e qeverisjeve të kaluara.

    Por nuk është sukses të jeni votë e zorrit.

    Është të mbeteni votë e vullnetit dhe dëshirës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!