×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti reagon pas karantinimit të Prishtinës: U njoftuam 10 min përpara, qytetarët do t’ia mësyjnë Tiranës e Shkupit

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 16:39

    Pas mbylljes së 7 komunave të Kosovës, e në mesin e tyre edhe të Prishtinës, ka reaguar kryetari Shpend Ahmeti, i cili thotë se është njoftuar vetëm 10 minuta para se të merret vendimi.


    Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se mbyllja e bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur është motiv që qytetarët të ia mësyjnë Tiranës e Shkupit.

    “Mbyllja e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur veçse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne. Informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim”, ka shkruar Ahmeti.

    Krahas vendimit të sotëm të Qeverisë së Republikë s së Kosovës për masat e veçanta anti covid-19, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka marrë vendime të veçanta edhe për 7 komuna të Kosovës si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen që në këto komuna të vendosen masat si në vijim:

    Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës , Fushë Kosovës, Gjilanit , Obiliqit , Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:

    1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;

    1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);

    1.3. operatorëve ekonomik dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;

    1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;

    Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;

    Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

    Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe do të publikohet në ë eb faqen e MSh-së.

    Çdo komunë tjetër që hynë në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njejtë !

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!