×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti njofton për rregullimin e 3 rrethrrotullimeve në Prishtinë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 20:06

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar është duke u rregulluar rrethrrotullimi në lagjen “Arbëria” me ndarje fizike.


    Ai ka njoftuar edhe për rregullimin e rrethrrotullimit që lidhë rrugën “B” dhe “C” si dhe lagjen “Kalabria”.

    Ky është postimi i tij:

    Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke rregulluar rrethrrotullimin në lagjen”Arbëria” me ndarje fizike.

    Brenda këtij muaji do fillojë edhe rregullimi i rrethrrotullimit që lidhë rrugën “B” dhe rrugën “C” si dhe ai në lagjen “Kalabria”.

    Ndarjet e tilla fizike në 3 rrethrrotullime tjera më herët kanë ndihmuar me rregullim të qarkullimit të trafikut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëtarët e trafikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!