Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit do të propozojnë që shtatorja e Anton Çettës të vendoset në parkun në mes të fakultetit Filologjik dhe Katedrales.
Sipas tij, pas përfundimit të parkingut nëntokësor, parku përmbi do të zgjerohet dhe aty bashkë me shtatoren e Fehmi Aganit do të vendoset edhe shtatorja e Anton Çettës.
“Sot, me 3 Janar 2020 shënojmë 100 vjetorin e lindjes së Anton Çettës. Ndër ekspertet më të mirë të Folklorit Shqiptar me mbi 15 libra, Anton Çetta arriti te fitojë zemrat e Shqiptarëve kur themeloi Komitetin për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë. Familjet pajtoheshin gjithandej nëpër Kosovë. Ndër lëvizjet dhe veprimet me të mira ndonjëherë ndër shqiptarë”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se në këtë 100 vjetor të lindjes së Anton Çettës, duhet të zotohen, të punojnë e të shpresojnë për sa më pak hasmëri në mes të shqiptarëve, sa më pak hasmëri në mes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Dua që të falënderoj asambleisten Vlora Dumoshi si dhe nënkryetarin Selim Pacolli për insistimin që si Komunë ta nderojmë Anton Çettën”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.