×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti u bën apel qytetarëve të mos dalin në Gërmi, është vërejtur një ari

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 14:09

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin frekuentimin e Parkut të Gërmisë.


    Kryetari ka shkruar se ka marrë informatën se aty është vërejtur një ari, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Shkrimi i plotë:

    Apel për qytetarët!

    Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

    Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

    Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!