Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme për ndërtimet në liqenin e Badovcit, pas inicimit nga ana e 19 asamblistëve.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndërtimet në Badovc.
“Mos më shtini me fol se presionin ma të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosja. Qejfi më i madh për mua është të merret vendimi për ndalimin e ndërtimeve”, ka thënë Ahmeti.
Në seancën e jashtëzakonshme për Badovcin po kërkohet anulimi i kushteve të ndërtimit në liqenin e Badocit.
Seanca është duke u përcjellë me tensione.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.