×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-Drejtori

    Ahmetxhekaj tregon se si doli në RTK lajmi për “atentatin” ndaj Kurtit në Shkup, çfarë i tha Rilind Gërvalla

    Reporteri
    31 Korrik 2024 | 22:22

    Ish-drejtori i Përgjithshëm i RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka treguar se si doli lajmin për ‘atentatin’ ndaj kryeministrit Albin Kurti në Shkup.

    Ahmetxhekaj tha se drejtori i televizonit Rilind Gërvalla i ka treguar me një mesazh se do ta publikojë një lajm dhe se i ka burimet e sigurta.

    “Lajmi për tentim antentatin, në ditën që është publikuar, drejtori i televizionit (Rilind Gërvalla) më ka shkruar, unë kam qenë duke I testuar frekuencat e Radio Kosova, pra ishim në lëvizje, e kam parë një mesazh:” Do të publikohet një lajm, i kam të gjitha burimet, rri i qetë I kam të gjitha në kontroll. Drejtori i përgjithshëm nuk ka qasje në politikat editoriale, unë mund të marrë masa në qoftë se shkelen parimet, por jo qite ose mos e qit këtë lajm. Unë i kam takuar të nesërmen. Gërvalla e ka diskutar me të gjitha nivelet, dhe janë marrë vesh me publiku lajmin me faktet që janë ofru. Ata thojnë që kanë pas fotografi, e informacione dhe e kanë zhvillu të tillë”.

    Tutje, Ahmetxhekaj tha se lajmi i tillë u konfirmua edhe nga AKI’ja.

    “Pas disa ditësh Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës e ka konfirmuar që drejtori i AKI’së e ka konfirmuar në atë komision që ka ekzistu një plan i tillë. Unë nuk mund të them që burimi është AKI’ja, stafi editorial kanë thënë që është burim i sigurt, në fund lajmi është konfirmuar edhe nga AKI’ja”, tha ai në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!