Pas ftesës së Gjykatës Speciale për Kadri Veselin, ka reaguar edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.
Haradinaj i cili javë më parë u ftua nga e njëjta gjykatë, i ka dhënë mbështetje kreut të PDK-së, dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, duke thënë se Veseli ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorisë së Serbisë, transmeton Zëri.info
Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:
Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë.