×
  • Lajme
  • Lajme

    Aida Dërguti nuk kandidon për deputete, nuk tregon arsyen

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 8:21

    Ish-deputetja e VV-së, më pas e PSD-së, Aida Dërguti ka konfirmuar përmes një shkrimi në Facebook se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore për deputete, siç thotë nga asnjë subjekt politik.


    Ajo nuk ka treguar arsyen pse ka marrë një vendim të tillë, por thotë se vota e saj do të shkojë për kandidatët e PSD-së, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Aida Dërgutit:

    Miq,

    Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e asnje liste zgjedhore.

    ër të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së.

    Angazhimi im politik gjithmonë ka qenë në përputhje me bindjet e mia, pa i llogaritur rrethanat e vështira, si atëherë kur iu bashkova Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Poashtu, edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më gjatë kam qenë e angazhuar jashtë institucioneve (që nga vitit 2005) sesa brenda institucioneve (që nga viti 2014). Në momentet kur nuk kam qenë mjaftueshëm e bindur, (siç ka ndodhur që nga përfundimi i luftës e deri më 2005) edhepse zhvillimet politike i kam përcjellur me vëmendje, nuk jam angazhuar.
    Kësaj radhe po i bashkohem sovranit!

    Ju falemnderit të gjithëve që më keni mbështetur!

    P.S.
    Militantë të të gjithë krahëve, mos provoni të abuzoni me hapësirën e komenteve sepse kam zero tolerancë ndaj juve! /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!