×
  • Lajme
  • Lajme

    Aida Dërguti “thumbon” VV-në me një poezi të Dritëro Agollit: Ata që në sheshe përgjuan u gdhinë ministra

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 19:15

    Ish-anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka thumbuar ish-partinë e saj, Lëvizjen Vetëvendosje.


    Ajo ka publikuar një poezi të Dritëro Agollit të titulluar “Pas Revoltave”, me anë të së cilës thumbon partinë e Albin Kurtit.

    “Ata që në sheshe gjëmuan, su ngrysen heronj as në lista, ata që në sheshe përgjuan u gdhinë ministra”, thuhet ne pozitën e Agollit të publikuar nga Dërguti.

    Aida Dërguti edhe mbrëmë është përplasur me një përkrahës të Kurtit duke i thënë se “jeni lëshuar si mizat pas m**it”.

    Kujtojmë se Aida Dërguti ishte larguar nga partia që drejton Kurti pasi kishte kërkuar që ky i fundit të mos kandidonte për Kryeministër në zgjedhjet e qershorit.

    Një gabim në grupin e Viberit ka shpërfaqur përplasjet e forta brenda partisë atë kohë që drejtohej nga Visar Ymeri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!