×
  • Lajme
  • Lajme

    Aida Dërguti tregon a ka qenë SHIK, e pranon që ka qenë në një shërbim inteligjent

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 10:41

    Deputetja e PSD-së, Aida Dërguti, ka folur rreth akuzave që i erdhën nga VV-ja lidhur me angazhimin e saj, siç ata pretendonin, në SHIK.


    Dërguti ka potencuar se nuk ka qenë pjesë e SHIK-ut, ani pse e ka pranuar që ka qenë pjesë e një shërbimi inteligjent ushtarak.

    Ajo ka thënë se ka qenë në “G2” deri rreth muajit korrik, duke shtuar se SHIK ishte krijuar rreth muajit tetor.

    “Glauk Konjunca më ka apostrofuar si pjesë e SHIK-ut. Dhe ja kam borxh opinionit edhe pse e kam mundësin për padi për shpifje. Po e them publikisht se nuk e mohoj asnjë ditë të veprimtarisë time. Shërbimi im në UCK ka qenë nder dhe krenari dhe kontribu modest. Pas përfundimit të luftës ku unë kam qenë pjesë e operacionit “Shigjeta” ne i kemi dorëzuar armët. Detyra ime ka qenë verifikimi i personave që pretendonin se ishin në UÇK. Meqë nuk kisha shërbyer në Zonën e Llapit mua më është dukur vetja që s’po muj me dhënë kontribuues. Kam qenë pjesë e G2 Korrik-Gusht dhe prej aty kam dal. E vërteta është se SHIK-u është themeluar nga fundi i tetorit, pas transformimit të UCK-së”, ka thënë Dërguti.

    Sidoqoftë, ditëve të fundit PSD ka akuzuar nënkryetarin e VV-së, Glauk Konjufcën, se ka qenë pjesë e SHIK-ut, organizatë ndaj të cilës ata kanë pasur shumë kritika.

    Molliqaj nga PSD akuzoi para disa ditësh Konjufcën se ka qenë në SHIK gjatë viteve 2000-2001 dhe kishte pasur rrogë 150 marka./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!