×
  • Lajme
  • Lajme

    AIP kërkon nga KQZ-ja dhe partitë politike të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave gjatë procesit zgjedhor

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 13:55

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga KQZ-ja dhe partitë politike që të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë këtij procesi zgjedhor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    AIP i ka bërë thirrje KQZ-së që vendosja e kamerave të sigurisë dhe kabinave të votimit të mos cenojë privatësinë e qytetarëve.

    Komunikata:

    Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partitë Politike ttë sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë procesit zgjedhor

    09 shkurt 2025, Prishtinë

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që gjatë procesit të votimit të sigurojë vendosjen e kamerave të sigurisë dhe kabinave të votimit në përputhje të plotë me Ligjin Nr 06/L-82 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke shmangur çdo cenim të privatësisë së qytetarëve dhe fshehtësisë së votës.

    Agjencia po ashtu përsërit kërkesën për Partitë Politike për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi thekson se çdo shkelje e parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale do të trajtohet në përputhje me Ligjin Nr 06/L-82 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe kompetencat ligjore të Agjencisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!