×
  • Lajme
  • Lajme

    AIP: Që nga qershori 2021, shqiptohen katër gjoba ndaj institucioneve publike për përpunim të paligjshëm të të dhënave personale

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 11:14

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka njoftuar se që nga funksionalizimi i saj ka shqiptuar katër gjoba ndaj institucioneve publike dhe pesë ndaj institucioneve private për përpunim të paligjshëm të të dhënave personale. 

    “Për shkeljen e dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia që nga funksionalizimi i saj (qershor 2021) ka shqiptuar gjobë ndaj katër institucioneve publike (ATK, Agjencinë e Bujqësisë, Komunën e Podujevës dhe Trepçën) dhe pesë institucioneve private për përpunim të paligjshëm të të dhënave personale”, thuhet në komunikatën për media të kësaj agjencie.

    Sipas tyre, publikimi i numrit të madh të të dhënave personale është shkelje e rëndë dhe sipas ligjit, dënohet me gjobë. Gjoba minimale për publikim të të dhënave personale në kundërshtim me kriteret ligjore është njëzetmijë euro (20.000,00).

    “Agjencia do të vazhdoj mbikëqyrjen e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, duke mbrojtur privatësinë e qytetarëve dhe lirinë e informimit të tyre dhe do të marrë masa çdo herë që do të ketë shkelje ndaj këtyre dy të drejtave kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në komunikatë.

    Ndryshe, Agjencia për Informim dhe Privatësi është institucion i pavarur që i përgjigjet Kuvendit dhe ka mandat mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Agjencia është e autorizuar të shqiptoj gjoba për institucione publike e private kur ato shkelin këto dy ligje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!